---> Ne momentin e regjistrimit, sapo hapni panelin tuaj te kontrollit do t'iu shfaqet nje njoftim i cili ju lajmeron qe nuk keni shtuar ende asnje reklame.Klikoni ne linkun qe do t'iu jepet ne ate njoftim ose ndryshe klikoni ne menune kryesore Reklama, dhe zgjidhni Shto reklame te re.
Ne dritaren e radhes Zgjidh llojin e reklames : , aktualisht sistemi yne funksionon vetem per reklamat Tekst, keshtuqe klikoni menjehere Vazhdo >.
Ne dritaren qe do tiu shfaqet :
Emertimi : Vendosni nje emer te shkurter per te emertuar reklamen tuaj, p.sh : emrifaqes.com ose reklama1. Ky emer sherben vetem per tiu mundesuar nje administrim sa me te lehte dhe te llogjikshem.
Titulli : Vensdoni titullin e reklames tuaj. Maksimumi i lejuar 25 karaktere. Gjeni nje titull te rendesishem i cili mund te pershkruaje sa me mire produktin, faqen apo sherbimin tuaj. Mendoni qe te jete gjithashtu sa me terheqes per vizitoret. P.sh : Produkte ne skonto !
Teksti : Pershkruani me maksimum 80 karaktere sherbimin, produktin apo faqen tuaj web. Kujtoni qe teksti duhet te jete sa me i zgjedhur qe te terheq sa me shume vizitore. Kjo eshte dhe reklama juaj kryesore. Vizitoret do te zgjedhin te vizitojne ise jo faqen tuaj duke u bazuar ne kete tekst. Sa vizitore mendoni se do te merte nje tekst i formuluar keshtu supozojme : "Faqe web e biznesit ne internet. Na vizitoni tani !!!" kundrejt supozojme nje teksti te tille : "Super skonto per blerjet nga interneti. Perfitoni tani !!!" ???
Linku : Vendosni adresen url ku deshironi t'i drejtoni vizitoret qe deshirojne te shfletojne informacione ne lidhje me faqen tuaj web, produktin apo sherbimin tuaj. P.sh : http://www.pikaweb.com
Pasi ti keni plotesuar te gjitha vendet bosh, klikoni Vazhdo >
Ne dritaren qe do tiu shfaqet do te shikoni nje pamje te reklames tuaj. Si do te shfaqet ajo ne faqet publikuese te rrjetit PikaWeb.
Kontrolloni per gabime te mundeshme ortografike, nese cdo gje eshte ne rregull klikoni mbi Publiko !
Nese jo klikoni mbi butonin Riploteso dhe riplotesoni edhe nje here detajet e reklames tuaj.
Cdo reklame e publikuar nga ju do te verifikohet fillimisht nga stafi i PikaWeb Publicitet per arsye sigurie dhe abuzimesh. Vetem pas verifikimit reklama juaj do te shperndahet ne te gjithe rrjetin tone. Gjithashtu do te lajmeroheni ne email per cdo veprim qe kryhet ne lidhje me reklamen tuaj. (Ndalim/Aktivizim)